Mbi 800,000 fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3,500 njerëz të vdekur këtë vit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qeveria e Kongos thanë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në pak më shumë se një javë.
OBSH-ja tha se epidemia po lëviz me të madhe.
Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi Ebola.
Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos.
Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.
“Republika Demokratike e Kongos po përjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor”, tha Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSH-së për Kongon.