Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur në Karaburun


Polumbarët e forcës Detare kanë gjetur trupin e pajetë të peshkatarit të zhdukur dje në Karaburun. Mësohet se 60 vjeçari Mehmet Aliaj kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive pranë vendit të quajtur “Raguna 1”  dhe nuk ka dalë më nga uji.

Kërkimet u ndërprerë dje për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret rifilluan sot sërish kërkimin për të. Trupi i Aliajt u gjet nën thellësinë 5 metra dhe veshur me kostumin e tij të zhytjes.

“Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.
Shtetasi M.A., 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare”, njofton Ministria e Mbrojtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *