Vendosni fjalën kyçe....

Kush është “ustai” që kuron imazhin e Greta Thunberg


Në pak më shumë se një vit, ajo ka kaluar nga protesta vetmitare te udhëheqja e një lëvizjeje globale. Por, ngritja e famës së Greta Thunberg nuk ishte rastësi.

Pak më shumë se 1 vit më parë, një nxënëse shkolle 15-vjeçare ishte ulur e vetme përpara Parlamentit Suedez, me një çantë shpine ngjyrë rozë në njërën anë dhe nga ana tjetër, një pankartë e shkruar me shkrim dore, “Skolstrejk për Klimatet” (Grevë shkollore për Klimën).

Ishte 20 gushti i vitit 2018 dhe për fatin e mirë të Greta Thunberg, guruja i PR-it, Ingmar Rentzhog, rastisi që ishte ‘rrugës për në punë’. Rentzhog, themeluesi i rrjetit social ‘Ne nuk kemi kohë’, u mahnit që pa Greta Thunberg duke bërë grevë ‘e vetme kundër gjithë botës’.

Atë ditë, Rentzhog postoi imazhin ikonik të Greta Thunberg në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’, duke përshkruar protestën e saj dhe duke përcjellë mesazhin e fletushkave të saj.

‘Ne fëmijët zakonisht nuk bëjmë atë që na thoni të bëjmë,’ thuhej.

‘Ne bëjmë ashtu si ju. Dhe meqenëse ju të rriturve nuk ju plas shumë për të ardhmen time, as unë nuk do e vras shumë mendjen’.

Pothuajse njëkohësisht, aktivistja e re për klimën postoi të njëjtin mesazh në llogarinë e saj në ‘Twitter’ – ku sot ajo ka më shumë se 1.8 milion ndjekës, si udhëheqëse e asaj që është bërë një lëvizje globale rinore.

Në hapësirën e një viti, Thunberg, ka kaluar nga protesta vetmitare para Parlamentit Suedez, duke folur në Davos, Bashkimin Evropian, Kongresin Amerikan dhe këtë javë në Kombet e Bashkuara dhe në marshimet në qytete në të gjithë botën.

Në postimin e tij në ‘Facebook’ gushtin e kaluar, Rentzhog shkroi: Greva e saj shkollore fillon sot dhe vazhdon deri në ditën e zgjedhjeve. Ajo ulet para Parlamentit. Gjatë kohës që isha atje, vetëm një kalimtar u afrua dhe mori fletushkën e saj të informacionit. Askush përveç meje nuk foli me të!’

Përkundër emrit të saj, lëvizja jonë ‘Ne nuk kemi kohë’, patëm kohë për të prodhuar një film të shkurtër rreth zonjës Thunberg, të cilën e postoi në ‘Facebook’ të nesërmen. Historia u shpërnda njësoj si flakët e zjarrit, duke u bërë shpejt virale në mediat suedeze dhe ndërkombëtare.

‘Lëvizja ‘Ne  nuk kemi kohë’ raportuam grevën e Gretës në ditën e saj të parë dhe në më pak se 24 orë postimet dhe tëeet-et tona në ‘Facebook’ morën mbi 20,000 pëlqime, aksione dhe komente,’ shkruajti lëvizja në një postim në median ‘Medium’ në 23 gusht.

‘Nuk u desh shumë kohë që media kombëtare të vijonte. Që nga java e parë e grevës, të paktën gjashtë gazeta të mëdha ditore, si dhe TV kombëtar suedez dhe danez, kanë intervistuar Gretën. Dy liderë të partisë suedeze kanë ardhur për të biseduar me të gjithashtu.’

Atë ditë, gazeta ‘Dagens Nyheter’ publikoi një intervistë me prindërit e zonjës Thunberg, këngëtaren e operas Malena Ernman dhe aktorin Svante Thunberg, për librin e tyre të ri, një kujtim familjar me titull ‘Skena nga zemra’.

Në atë libër – i cili përshkruante fëmijërinë e aktivistes për ndryshimin e klimës, por që ishte shkruar para se familja të vinte në vëmendje të publikut, – nëna e Greta Thunberg e përshkroi sindromën Asperger të së bijës si një ‘superfuqi’.

Gazetari suedez Andreas Henriksson ishte i pari që theksoi se z.Rentzhog me shumë mundësi e njihte zonjën Thunberg dhe familjen e saj, pasi kishte marrë pjesë në të njëjtën konferencë për ndryshimet klimatike në maj të po këtij viti.

Rentzhog më vonë sqaroi në ‘Facebook’ se nuk ishte ‘sekret’ që ai e kishte ndihmuar zonjën Thunberg me PR, por ai nuk ishte përfshirë në planifikimin e grevës për klimën.

Ai tha se kishte marrë një sinjal se do të zhvillohej një protestë jashtë parlamentit, por ajo që ‘nuk e priste’, ishte që ajo ‘të bëhej nga një vajzë e vetme 15-vjeçare’.

Zonja Thunberg gjithashtu e përmendi çështjen në shkurt të këtij viti, duke shkruar në Facebook se greva e klimës ishte tërësisht ideja e saj dhe madje edhe prindërit e saj ‘nuk ishin shumë krenarë për të’. ‘Më 20 gusht u ula jashtë Parlamentit Suedez,’ shkroi ajo.

‘Dërgova fletushka me një listë të gjatë të fakteve në lidhje me krizën e klimës dhe shpjegime se pse po bëja grevë. Gjëja e parë që bëra ishte të postoja në ‘Twitter’ dhe ‘Instagram’ atë që po bëja dhe shumë shpejt u bë virale. Pastaj gazetarët dhe gazetat filluan të vijnë’.

Ajo vazhdoi, ‘Një sipërmarrës suedez dhe biznesmen aktiv në lëvizjen e klimës, Ingmar Rentzhog, ishte ndër të parët që erdhi. Ai foli me mua dhe bëri fotografi që i postoi në ‘Facebook’. Kjo ishte hera e parë që e kisha takuar ose folur ndonjëherë me të. Unë nuk kisha komunikuar apo takuar kurrë më parë.’

Zonja Thunberg tha se njerëzit ‘duan të përhapin thashethemet duke thënë se unë kam njerëz që më mbështesin’ pas meje ‘ose që unë jam duke u paguar’ ose ‘duke u përdorur’ për të bërë atë që unë jam duke bërë’, por ‘askush nuk është pas meje’, ‘përveç vetes’.

‘Prindërit e mi nuk kishin lidhje me aktivistët e klimës para se t’i bëja të vetëdijshëm për situatën,’ tha ajo.

‘Unë nuk jam pjesë e asnjë organizate. Ndonjëherë unë mbështes dhe bashkëpunoj me disa OJQ që punojnë me klimën dhe mjedisin. Por unë jam absolutisht e pavarur dhe përfaqësoj vetëm veten time. Dhe unë atë që bëj, e bëj plotësisht falas, nuk kam marrë asnjë para ose ndonjë premtim për pagesa të ardhshme në asnjë formë. Dhe asnjëri nuk është lidhur me mua ose familjen time’.

Në fund të vitit të kaluar, Z. Rentzhog u akuzua se përdori emrin e zonjës Thunberg për të mbledhur më shumë se 1.5 milion dollarë (10 milion SEK) nga investitorët në një kompani, e cila dhuron vetëm 10 përqind të fitimeve të saj në një fond bamirës.

Në tetor, ai i kishte kërkuar asaj që të ulet në Bordin Këshillëdhënës Rinor të ‘Ne nuk kemi kohë’. Ai më pas e përdori emrin e saj më shumë se 11 herë në materiale promovuese për një botim të aksioneve të shpallur më 27 nëntor, njoftoi ‘Svenska Dagbladet’.

Sipas gazetës, prospekti i premtoi investitorëve se kompania mund të ishte ‘jashtëzakonisht fitimprurëse’ duke krijuar përmbajtje virale mjedisore për të tërhequr para përmes reklamave dixhitale nga firmat e lidhura me ‘Të Gjelbrit’.

Babai i zonjës Thunberg i tha ‘Svenska Dagbladet’ se Z. Rentzhog kurrë nuk e kishte informuar familjen se emri i saj do të përdoret. ‘Jo, ne nuk kemi marrë asnjë informacion në lidhje me këtë. As Greta nuk ka,’ tha ai.

‘Është për të ardhur keq nëse ajo është përdorur në këtë mënyrë. Por ajo nuk ka ditur asgjë për këtë. Askush nga ne nuk e ka ditur këtë.’

Në një deklaratë në shkurt, kompania – e cila po synon të ndërtojë një rrjet shoqëror të orientuar drejt klimës me 100 milion përdorues – tha se kundërshtoi akuzat për shfrytëzimin e zonjës Thunberg por kërkoi falje për ‘keqkomunikim’.

‘Ne nuk arritëm të informonim familjen Thunberg paraprakisht se Greta do të përmendej në fletushkën tonë financiare, një dokument që synon mbledhjen e fondeve për kompaninë,’ tha Z. Rentzhog në deklaratë.

‘Një prospekt kërkohet nga ligji për të paraqitur një pamje të drejtë dhe të saktë të operacioneve, por na vjen shumë keq që nuk i kemi informuar ata për këtë. Unë kam folur me familjen dhe ata kanë pranuar ndjesën tonë të përzemërt për këtë gabim.’

Në një intervistë të mëpasme me ‘The Local’, Z. Rentzhog mbrojti kompaninë e tij kundër pretendimeve të ‘spekulimit ekologjik’. ‘Nëse interesi im do ishte të fitoja para, unë duhet të kisha qëndruar në kompaninë time të vjetër, sepse këtu është rrezik shumë më i lartë,’ tha ai. ‘Nuk janë paratë ato që më udhëheqin’.

Zonja Thunberg u tërhoq nga Bordi Këshillëdhënës Rinor i kompanisë në vazhdën e zbulimeve, por Z. Rentzhog i tha faqes në internet se nuk ishte për shkak të ndonjë përplasje por sepse ‘ajo duhet të përqendrohet 100 përqind të kohës në gjërat e saj, sepse ajo ndoshta është vajza më e zënë 16-vjeçare në botë’.

Megjithëse është e paqartë nëse Z. Rentzhog dhe Znj. Thunberg kanë një marrëveshje zyrtare të biznesit, menaxheri PR vazhdon të promovojë punën e saj.

Vetëm në shtator ai ndau një postim në ‘Facebook’ ku shfaqej zonja Thunberg duke argumentuar nevojën për të rivendosur filtrat e karbonit natyror një film të shkurtër për të ndihmuar ‘trajtimin e krizës klimatike’.

Në të njëjtën javë, profilit të zonjës Thunberg iu dha nxitja e saj më e madhe me një fjalim ‘të zjarrtë’ drejtuesve botërorë në Samitin për Veprimet ndaj Klimës në Kombet e Bashkuara në New York.

Gjatë fjalimit të saj, adoleshentja akuzoi udhëheqësit se injoruan ndryshimin e klimës, duke u thënë atyre se ‘kishin vjedhur ëndrrat dhe fëmijërinë time’. ‘Si guxoni,’ tha ajo. ‘Njerëzit po vuajnë. Njerëzit po vdesin. Ekosistemi i tërë po shembet.’

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili e injoroi zonjën Thunberg kur arriti në OKB, më vonë ndau një video të fjalimit të saj të përlotur me një tëeet shpotitës, ‘Ajo duket si një vajzë e re, shumë e lumtur, që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme. Kaq e këndshme për tu parë!’

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e News.com.au

*Sindromi Asperger(AS), i njohur gjithashtu si Asperger, është një çrregullim zhvillimi i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në bashkëveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modele të kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave. Si një çrregullim më i butë i spektrit të autizmit (ASD), ai ndryshon nga ASD-të e tjera me gjuhë dhe inteligjencë relativisht normale. Megjithëse nuk kërkohet për diagnostikim, ngathtësia fizike dhe përdorimi i pazakontë i gjuhës janë të zakonshme. Shenjat zakonisht fillojnë para moshës dy vjeç dhe zakonisht zgjasin për tërë jetën e një personi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *