Vendosni fjalën kyçe....

“Kush i dha vota e legjitimoi pushtetin e këtyre, turp të ketë” – Qytetari tregon si u faturua pa pasur ujë në banesë


Një qytetar ka denoncuar mbifaturimin e ujit duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj lidhur me deklaratën e para ca kohëve se Tirana kishte marrë çmim në OKB për përdorimin e ujit.

Qytetari shkruan se faturimi në muajt korrik e gusht, kur furnizimi me ujë në banesën e tij ka qenë respektivisht 1 orë në 24 orë dhe 2 orë në 24 orë, është njësoj me muajt Janar-Maj kur furnizimi me ujë në banesën e tij ka qenë i plotë për 24 orët.

Ai thekson se nuk mund të faturohesh njësoj si kur merr shërbim 24 orë si kur merr shërbim vetëm 2 orë.

“Fatura e ujit në qytetin që ka fitu çmim nga OKB për përdorimin e ujit! Janar 1300, Shkurt 1500, Mars-Prill-Maj 1600, Qershor 1900/lek fatura e ujit, por kjo periudhë ka patur 24/24 orë ujë në rubinet.

Korrik 1570/lek, Gusht 1300/lek, dhe, realisht, gjithë Korriku ka patur 60 minuta në 24 orë dhe Gushti (muaj pushimi) ka patur 120 minuta në 24 orë. Nuk po e ngre problemin te çështja e vlerës, por te shteti i së drejtës. Si mund të faturosh njëlloj si kur jep shërbim 24 orë në ditë ashtu edhe kur jep shërbim 2 orë në ditë.

Mos dalë ndonjë “idiot” dhe të thotë se ke konsumu sasinë e njëjtë, se e kam parasysh sa kam harxhu kur po shkruaj. Ku të ankohesh??? Nuk dua të përdor fjalë jo të hijshme, këta meritojnë gjithçka, por kushdo që ka dhënë dhe kushdo që zbaton urdhëra të tilla, kushdo që i dha një votë, kushdo që legjitimoi pushtetin këtyre, meriton vetëm një fjalë, të kini TURP!”­ – shkruan ai në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *