Rreth 1000 punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme.
Protesta e tyre vjen pas ndërprerjes së punës në këtë rafineri.
Sipas menaxherit të rafinerisë, shkak për ndërprerjen e punës është bërë mungesa e lëndës së parë, pasi rafineria nuk furnizohet rregullisht me naftë prej më shumë se dy muajsh.
‘Punëtorët e uzinës nuk janë hedhur në rrugë, por puna është ndërprerë pasi mungon lënda e parë. Duhet një ligj i ri që të mbështesë punëtorët. Ligji për naftën është ndryshe nga gjithë bota. Të gjitha testet i kemi kaluar për aftësi menaxhimi. Ajo që na duhet është vetëm nafta bruto. Prej dy muajsh nuk furnizohemi mjaftueshëm.’ – tha menaxheri Finsik Sopa.