Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet i marrin jetën 11 njerëzve në Indinë Perëndimore, mijëra të evakuuar


Të paktën 11 njerëz kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë humbur pasi qyteti indian Pune dhe zonat përreth tij u përmbytën pas shirave të dendur.

Zyrtari Deepak Mhaisekar tha për “Reuters” se më shumë se 28,000 njerëz janë evakuuar dhe se administrata lokale është në alarm pasi pritet të ketë akoma shira.

Qyteti Pune, që ndodhet rreth 200 kilometra (124 milje) në lindje të qendrës financiare të Indisë, Mumbai, ka patur 113% më shumë reshje sesa mesatarja që nga fillimi i qershorit.

Nga 11 viktimat, pesë prej tyre janë nga Pune ku u shemb një mur që i zuri ata poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *