Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria po ndërton një sistem të ri drejtësie me ndihmën e partnerëve” – Balla takon në Berlin sekretarin e CDU-së


Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Balla, është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Zemiak.

Takimi është zhvilluar në selinë qendrore të forcës politike qeverisëse në Gjermani dhe vjen pak orë para votimit në Bundestag lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Balla u shpreh gjatë takimit se Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Merkel  dhe Grupit Parlamentar të CDU-së për të mbështetur vendimin e Bundestagut, që autorizon qeverinë për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, si Zemiak ashtu edhe Balla shprehën mendimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e pikave të negociatave të anëtarësimit si dhe theksuan se është në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

Balla theksoi se me mbështetjen e Gjermanisë, BE-së e SHBA-së, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, tha se Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *