Vendosni fjalën kyçe....

Stambolli shkundet nga tërmeti i fuqishëm, plagosen 8 persona


Një tërmet i fuqishëm goditi të enjten metropolin turk Stamboll, sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

AFAD tha se një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter me në qendër në Detin e Marmara goditi Stambollin në orën 14:00.

“Tetë njerëz u plagosën lehtë nga tërmeti,” u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Aeroportin Ataturk të Stambollit, i sapokthyer Kombet e Bashkuara.

‘Sipas AFAD, tërmeti ishte 5.8 ballë dhe janë regjistruar 28 pasgoditje deri më tani,’ tha Erdogan.

Tërmeti, në rrethin e Silivrit, ndodhi në një thellësi prej 6.99 kilometrash, rreth 22 km nga Silivri.

Rajoni u trondit gjithashtu nga tërmetet.

Përveç Stambollit, qyteti më i populluar i Turqisë, tërmeti u ndje edhe në zonat e afërta urbane si Kocaeli, Sakarya, Yalova, Tekirdag, Edirne, Manisa dhe Kirklareli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *