Vendosni fjalën kyçe....

“Ti përfaqëson Edi Ramën, je turpi i shqiptarëve” – Çfarë i thanë Rudina Hajdarit në Shkodër (Video)


Teksa deputetja Rudina Hajdari po fliste në një veprimtari në Shkodër, në shkollën ‘Shejnaze Juka’, një djalë i ri futet në sallë dhe i thotë: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.’

Më tej ai iu drejtua sërish Hajdarit duke i thënë:

‘E njeh ti Azem Hajdarin, e njeh ti Azem Hajdarin. Unë e njoh po nuk e njeh ti. Ai ka luftu për të pru demokracinë këtu, ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.’

Pas kësaj djali largohet nga salla ku po fliste deputetja, ndërsa Hajdari vijoi fjalën e saj.

‘Të dashur nxënës, të dashur mësues. Ajo që ndodhi tani është pikërisht ajo që bën politika e soteme. Na ndan mes PS-së dhe PD-së. Ne nuk duhet ta lejojmë politikën të na përçajë. Ne duhet të jemi shqiptarë në radhë të parë. Apo jo. Gjithmonë do ketë ndërhyrje të tilla por unë jam këtu me ju dhe në radhë të parë zoti Shiroka duhet t’ju falenderoj për ftesën.’ – vijoi deputetja fjalën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *