Vendosni fjalën kyçe....

“400 euro për të transportuar emigrantë të paligjshëm”, arrestohen dy vëllezërit nga Tirana


Dy persona janë arrestuar nga policia në Devoll, pas akuzave se kanë transportuar shtetas të huaj me qëllim kalimin e tyre të jashtëligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Të arrestuarit janë dy vëllezër nga Tirana me inicialet: A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç.

Në makinën e tyre tip “Renault” ndodheshin katër shtetas të huaj, të cilët policia dyshon se po i transportonin në kërkim të vlerës prej 400 eurosh.

Detajet e policisë

Goditet një tjetër rast i transportimit të shtetasve të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilishti”.

Arrestohen në flagrancë dy vëllezër.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bilisht, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, finalizuan një tjetër operacion, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç (i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), vëllezër, të dy banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariatit Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, shtetasit e lartpërmendur u kapën me mjetin tip “Renault” duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *