Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet personi i dytë për vdekjen e reperit Mac Miller


Një person i dytë është arrestuar në lidhje me vdekjen e reperit Mac Miller. 36-vjeçari Ryan Reavis u arrestua nën akuzat për drogë dhe armëve, por siç shkruan “BBC“, policia nuk ka zbuluar saktësisht se si ai ishte i lidhur me reperin.

Policia tha që ata gjetën marijuanë, pilula, receta mjeku, tre armë dhe sasi të mëdha municionesh në shtëpinë e tij në Liqenin Havasu City, në Arizona.

Reperi Mac Miller u nda nga jeta në moshën 26 vjeçare vitin e kaluar pas një mbidoze.

Në fillim të këtij muaji, 28-vjeçari Cameron James Pettit nga Los Angeles, u akuzua se i kishte shitur drogë muzikantit.

Mac Miller, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm McCormick, njihej për abuzimin me substancat narkotike. Ai ishte treguar i hapur me fansat për problemin dhe varësinë e tij ndaj tyre. Ai u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën i pirë, në maj të vitit 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *