Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar nga kati i dytë i një objekti ku po punonte.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Apollonia” në Fier, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.