OSHEE njofton se qyteti i Gjirokastrës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të djegies së siguresave 20 kv.
Sipas njoftimit, për shkak të problemeve te fiderat e NST, ka mbetur pa drita qyteti i Gjirokastrës.
Njoftim për abonentët Gjirokastër
Për shkak të djegies së siguresave 20kv, kanë mbetur pa tension fiderat e NST Gjirokastra 2, te cilat furnizojne qytetin.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.