Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Kompania që po i bën fushatën Veselit e njëjtë me atë të Ramës dhe Vuçiçit


Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-partnerin e tij të qeverisë, kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veselin se e ka kontraktuar për fushatë kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar Aleksandër Vuciçin.

Haradinaj në një intervistë të dhënë sonte ka thënë se kundërkandidatit të tij po ia bën fushatën një kompani ndërkombëtare, e cila i ka ndihmuar edhe presidentit serb.

Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiçi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiçit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Sipas kryeministrit në detyrë, të njëjtë kompani e ka kontraktuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Nuk dihet se cila është kompania që, sipas Haradinajt, është kontraktuar nga PDK-ja për fushatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *