Kryeministri i Britanisë Boris Johnson mund të preket nga një hetim për konflikt interesi pasi dyshohet se ka influencëuar në përfitimin e një granti nga kompania e mikes së tij Jennifer Arcuri, thotë nënkryetari i partisë Laburiste Tom Watson.
Marrëdhënia e Arcuri me Johnson ka qenë shpesh herë në qendër të kritikave pas dyshimeve për konflikt interesi lidhur me financimin e një sërë udhëtimeve jashtë shtetit me paratë e taksapaguesve britanikë.
Watson tha se “gjurmët janë shqetësuese” dhe se ka gjasa që mbështetja qeveritare ndaj kompanive të Jennifer Arcuri të hetohet nga policia.
Së fundmi, mediat britanike kanë nxjerrë në dritë fakte të reja për financimin nga kompanitë e Arcurit, të një eventi ku folës ishin Johnson, gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie dhe ekstremisti i djathtë Milo Yiannopolous.
Por në janar të këtij viti, një prej kompanive të Arcurit arriti të përfitojë 100 mijë paund grant nga Departamenti i Kulturës Digjitale, Medias dhe Sportit, edhe pse nuk plotësonte disa kushte, që tashmë dyshohet se është favorizuar për shkak të afrmitetit me Johnson.