Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore vendosi bllokimin e përdorimit të barnës ‘’Rantidinë’’, e cila u denoncua se ka përmbajtje kancerogjene.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, AGJKBPM-ja u bën thirrje spitaleve të mos përdorin këtë medikament. Ndërkohë, raportohet se distributorët farmaceutikë po heqin dorë nga shpërndarja e këtij ilaçi.
Në përfundim, AGJKBPM-ja njofton se do të ndërmerret tjetër hap për shmangien e dhënies dhe përdorimit të ‘’Rantidinës’’.
Ky bar është bllokuar dhe në disa vende të Europës. Ai ka efekt në parandalimin e sëmundjeve të stomakut si ulçera, etj.