Dy drejtues të lartë në strukturat e Policisë së Shtetit janë transferuar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Ndryshimet ende nuk janë bërë publike zyrtarisht nga ana e Policisë, por burimet konfirmojnë se është transferuar drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara.
Mësohet se në vend të Mitat Tolës është emëruar Edmodn Targaj, i cili mbante detyrën e shefit të Sektorit në Forcën Lëvizëse Operacionale e më herët ka drejtuar edhe Policinë e Dibrës. Ndërsa në vend të Ferdinand Marës në Lezhë, është emëruar Erigert Mitri, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Fierit.