Vendosni fjalën kyçe....

Pse media mbron djalin e Joe Biden?


Hunter dhe Joe Biden

 

Një kompani e huaj gazi vendos djalin e një prej politikanëve më të lartë në SHBA në bordin e saj edhe pse nuk ka ekspertizën e nevojshme për një pagesë prej 50 000 $. Politikani udhëton në atë vend dhe kërkon largimin e prokurorit që po hetonte kompaninë. Prokurori u shkarkua dhe investigimi u mbyll.

Imagjinoni sikur djali të ishte Eric Trump dhe politikani Donald Trump. A do e konsideronin mediat si diçka pa rëndësi që nuk ia vlen të shikohet më tej, si një çështje e demaskuar?

Po, kreu i prokurorisë në Ukrainë deklaroi në Maj se nuk ka prova që mund të implikojnë Joe apo Hunter Biden. (Sigurisht që jo: Përsëri, investigimi i mbyll vite më parë). Prapë, Yuriy Lut­senko u shpreh për Bloomberg Neës se ai nuk donte që të shihte për ndonjë prove: “Unë nuk dua që Ukraina të behet përsëri subjekt në zgjedhjet presidenciale në SHBA”.

Dhe më pas Volodimir Zelenski u zgjodh si President i Ukrainës pas intervistës së Luçenskos- i cili premtoi se do i jepte fund korrupsionit në Ukrainë.

Trump nuk e ka mbushur veten me lavdi me presionin e ushtruar në Ukrainë. Por përsëri, Xho Bajdën, krenohet pasi shkarkoi prokurorin. Gjithashtu është edhe pretendimi i Lutsenkos që administrata Obama i dha një listë me persona “për t’u mos hetuar” në gjysmën e 2016 edhe pse po e nxiste Ukrainën të “ndynte duart” me Paul Manafort, menaxherin e fushatës Trump.

Kjo provë përfundimisht ndihmoi dërgimin e Manafortit në burg. Çfarë mund të vijë nga hetimi i plotë për Hunter Biden?

Kjo e bën disi të çuditshme pse media bashkohet në mbrojtje kur bëhet fjalë për sjelljen e Hunter Biden.

Veçanërisht, që çështja në Ukrainë nuk është unike: Siç raporton Peter Schweitzer për The Post, fondi privat i Hunter, “Rosemont Capital” (i themeluar me John Kerry, nipin e Chris Heinz), shfrytëzoi lidhjet familjare për të rritur fitimet në 2.4 miliardë $. Bën përshtypje edhe një takim me liderat më të fuqishëm kinezë në të njëjtën ditë kur Joe Biden takoi presidentin e Kinës.

I njëjti takim me të fuqishmit e Pekinit erdhi pas dy javësh kur zv.presidenti i atëhershëm hapi Dialogun Strategjik SHBA-Kinë me zyrtarët më të lartë kinezë. Dhe Hunter arriti të mbyllte një marrëveshje 1 miliard dollarë për Rosemont me Bankën e Kinës në 2013 ndërkohë që shoqëronte babin e tij në një takim të nivelit të lartë në Pekin.

Liberalët zakonisht akuzojnë Trump se ka përdorur postin e tij si President për t’u pasuruar më shumë për “skandalet” që ziejnë për persona që qëndrojnë në hotelin e tij, e cila bën një ndryshim të madh. Është mjaft e lehtë të dallosh që media mban një qëndrim të butë ndaj familjes së Biden.

VINI RE: Ky artikull është material i New York Post


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *