Vendosni fjalën kyçe....

Reagimet/ Blushi: Meta respektoi Kushtetutën, socialistët: Shkeljet i bekoi Komisioni i Venecias


Pas publikimit në media të raportit paraprak të Komisionit të Venecias për dekretin e Presidentit Meta për votimet e 30 qershorit menjëherë kanë ardhur reagimet nga të dyja palët.

Reagimet nga mazhoranca kanë qenë entuziaste duke e interperetuar raportin dhe argumentet paraprake nga Venecia si shkelje të Presidentit.

Taluan Balla nga mazhoranca shkruan se shkeljet u konfirmuan në raport po sa të rënda janë do e vendosë procesi ligjor i iniciuar nga qeveria me Komision Hetimor.

“Qe e shkele e shkele Ilir, po sa e shkele do ta vendose procesi ligjor, ndërkohë qe te sugjeroj te lexosh me vemendje kete pjesen qe mua me pelqeu me shume:

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë teë madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta. Perndryshe, keto parti do te fitonin te drejten te pengonin cdo proces zgjedhor ne te ardhmen”

E ka thene Edi Rama pa u lodhur kur i thoshin si mund te behen zgjedhjet pa ato parti dhe sot e ka shkruar Komisioni i Venecias, e zeza mbi te bardhe”-shkruan Balla.

Ndërsa ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali shkruan se shkelja e 30 qershorit nga Meta u bekua me ujin nga Venecia.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çimit.net  kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias“ -shkruan Spiropali në Twitter.

Ndërkohë Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi i ka quajtur lajmet se Komisioni i Venecias në opinioni  e tij është shprehur se Kreu i Shtetit ka shkelur Kushtetutën si “trakte të porositura”.

Blushi shkruan se Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të kushtetutës.

Më tej ai sqaron se e dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Presidenti ka mbrojtur Kushtetutën dhe rendin demokratik.

“Zero shkelje të Kushtetutës

Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

Dëgjoni Bundestagun!

Uluni urgjent dhe Zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”-shkruan Blushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *