Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen protestat në rafinerinë e naftës në Ballsh: S’kemi lëndë të parë


Këtë javë punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë rikthyer përsëri në protesta. Kjo pasi puna në rafineri është bllokuar.

Dyert e rafinerisë janë mbyllur për rreth 1 mijë punonjës, pasi sipas tyre kompania nuk i furnizon me lëndë të parë, naftë bruto.

Punonjësit e mbetur të pa punë prej 20 ditësh, kërkojnë të mos e eksportojnë naftën bruto, por fillimisht të plotësohen kushtet për firmat vendase.

Protestuesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, si rregullatori i vetëm për zgjidhjen e situatës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *