Vendosni fjalën kyçe....

Rusia ndalon pirjen e duhanit në ballkonet e apartamenteve


Një rregull i ri është miratuar në Rusi. Duhanpirësit rusë nuk lejohen më të tymosin në ballkon.

Ministria e Emergjencave njoftoi se pirja e duhanit është ndaluar në ballkonet e apartamenteve, si dhe në vendet e banimit të konvikteve dhe hoteleve, kjo për arsye sigurie.

Shkrepëset, qirinjtë dhe pirja e duhanit klasifikohen si rrezik për zjarret.

BBC” shkruan se fillimisht kishte konfuzion nëse edhe pirja e duhanit do përfshihej në rregullat e reja, por më vonë zyrtarët konfirmuan se edhe pirja e duhanit do ndalohej.

Thyerja e rregullave të reja të sigurisë mund të shkaktojë një gjobë deri në 3,000 rubla (ose 42 euro).

“Për çfarë duhet ballkoni, nëse s’mund të pish cigare?” – janë shprehur disa nga kritikët.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *