Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin drogë nëpër lokale, arrestohen dy persona Shkodër, procedohet dhe një grua


Dy burra janë ndaluar në shkodër ndërsa një grua po procedohet në gjendje të lirë, pas akuzave se shpërndanin droga të forta me doza të vogla.

Dy të ndaluarit janë identifikuar si Artan Pjetri dhe Emiljan Hajdari, ndërsa gruaja e proceduar si shtetasja me inicialet V. P., 43 vjeçe.

Mendohet se lëndën narkotike, tre personat e shpërndanin nëpër lokale.

Detajet e policisë

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në D.V.P Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H. 42 vjeç, banues në Shkodër dhe u ndalua shtetasi A. P. 46 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu ndiqet në gjendje të lirë shtetasja V. P. 43 vjeçe, banuese në Shkodër.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin lëndë narkotike heroinë, në lokalet e qytetit të Shkodrës.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike heroine, e ndarë në doza, një shumë lekësh dhe dy telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *