Vendosni fjalën kyçe....

Soros fshihet pas lobuesve që kërkojnë gjykimin e Trump, për telefonatën me Zelensky


Demokratët kërkojnë nisjen e një procesi gjykimi ndaj presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, për djalin e ish-zv.presidentit Joe Biden.

Dhe lobuesit që po mbështesin nismën, duket se financohen nga George Soros.

Ndërsa kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi drejton demokratët në përpjekjet e tyre për të fajësuar Trumpin për një bisedë telefonike që ai ka patur me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Organizatat për kufijtë e hapur si United We Dream po mbështesin planin.

United We Dream shkroi në llogarinë zyrtare në Twitter se gjykimi i Trump është “gjëja e duhur për t’u bërë”.

Po ashtu vijoi më tej duke thënë se aktivistët e tyre të kufijve të hapur, janë me miliona njerëz dhe kanë thënë të vërtetën për Trump.


United We Dream, siç përmendet edhe në faqen e tyre të internetit, financohet pjesërisht nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Sorosit.

Grupi punon për t’i dhënë fund kufijve të mbyllur kombëtarë, si dhe për t’i dhënë amnisti të gjithë të huajve. Ky grup bashkëpunon me Bashkimin Amerikan për Liritë Civile (ACLU) gjithashtu i financuar nga Soros si dhe me Shoqatën e Avokatëve të Emigracionit Amerikan (AILA).

ACLU është organizata kryesore e kufijve të hapur që lufton reformat e imigracionit të Trumpit.

Dyzet e pesë vjet pas Watergate, 20 vjet pas skandalit seksual të Bill Klintonit, mekanizmi i gjyqësisë po rikthehet në jetë në Uashington. Tashmë, 219 Demokratë të Dhomës kanë shprehur publikisht mbështetje për procedurat e gjyqësisë ndaj Trump, një mekanizëm i përdorur nga një organ legjislativ i cili ngarkon akuzat ndaj një zyrtari qeveritar.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Breitbart/ Përshtati në shqip Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *