Vendosni fjalën kyçe....

“Të padisim UKT-në për ujin që pimë” – Halli që ka bashkuar qytetarët për padinë e parë kolektive në vend (VIDEO)


 

Ndërkohë që Tirana vuan herë pas here mungesën e ujit nëpër rubinete, sidomos pas përmbytjeve që shkaktuan turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, avokati i njohur Dorian Matlija ngren dyshime mbi cilësinë e ujit që vjen nëpër rubinete, atëhere kur vjen. 

Në një denoncim tejet të rëndë, Matlija përmes një video thotë se shumë parametra nuk maten që provojnë cilësinë e ujit. Kështu ne nuk e dimë se nëse uji që na vjen nëpër shtëpia përmes ujësjellësit, përmban metale të rënda, apo çfarë lloj bakteresh mban.

“Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës, tani është e njohur se në shumë zona të tiranës nuk ka ujë.  Megjithatë edhe kur ka ujë dhe ai vjen në rubinetet tona ai nuk është uji i pijshëm, megjithatë në kontratë thuhet se ai është uji i pijshëm. Ne e paguajmë për ujë të pijshëm.

Kemi vënë re disa fakte të tmerrshme. Shumë nga parametrat, nga mbi 60 parametra që duhet të maten, nuk maten fare, asnjëherë. Këtu përfshihen metare të rënda si mërkuri apo preparate kimikë si cianuri, apo të tjera si plumbi etj. Por ka edhe parametrat mikrobiologjikë që nuk maten, janë shumë baktere që ne nuk e dimë nëse uji i ka ajo jo.”, tha Matlija.  

Avokati thotë se nuk është e drejtë që ne të konsumojmë ujë të tillë. Dhe tregon se bashkë me një grup qytetarësh i drejtuar gjykatës.

Në një aksion ligjor kolektiv, i drejtohen tre kërkesa gjykatës:

  1. Të detyrojë UKT të bëjë analiza të plota të ujit dhe të informojë rregullisht qytetarët për cilësinë e tij.
    2. Të detyrojë UKT ti bëjë këto analiza në laboratorë seriozë e të akredituar.
    3. Të dëmshpërblejë të gjithë ata që do i bashkangjiten kësaj padie për ditët kur janë faturuar për ujë të pijshëm por ai nuk ka qenë i tillë si edhe të detyrohet të mos faturojë asnjë lek në të ardhmen nëse uji që shpërndan nuk është i pijshëm.Matlija bën thirrje që kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë qytetarët, në mënyrë që të bëhen qindra mijëra.

Kjo është padia e parë kolektive që bëhet në vend. Me nismën e Matlijas dhe një grupi qytetarësh, në bashkëpunim me Qendrën Respublica, shoqatën e konsumatorëve dhe me Nismën Thurje./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *