Një grua e akuzuar për vjedhje në një nga dyqanet e Walmart në Meksikë, mori masa drastike për të provuar pafajësinë e saj.
Siç shkruan “RT“, ajo u zhvesh lakuriq në mes të supermarketit ndërsa roja i sigurisë e shikonte.
Në një video të incidentit, roja i sigurisë shihet duke iu afruar gruas së dyshuar për vjedhje, ndërsa ajo priste daljen e dyqanit.
Reagimi i saj pasi ajo u ndal nga roja, e la atë pa fjalë. Gruajahoqi fundin që kishte veshur dhe nisi t’i drejtohet daljes, por mbase e pakënaqur me ndalimin që iu bë, u kthye edhe njëherë për të hequr edhe këmishën.
Plotësisht nudo, ajo doli jashtë me rrobat në dorë. Identiteti i blerëses mbetet i panjohur, megjithëse ajo duket se është lejuar të largohet nga pas shfaqjes që bëri.
#Video 🎥 |
Circula en Redes Sociales el momento en que presuntamente personal de seguridad de una plaza comercial en @TuAlcaldiaGAM le piden a una mujer una revisión y ella reacciona así 👇🏽👀 pic.twitter.com/3APPrG7ZFM
— JORGE BECERRIL JB/8 (@MrElDiablo8) September 24, 2019