Vendosni fjalën kyçe....

“Hetuesit nuk i morën në pyetje Joe Biden dhe djalin e tij” – Kryeprokurori i Ukrainës


Hetuesit ukrainas nuk e kanë marrë në pyetje ish-nënkryetarin e SHBA Joe Biden ose djalin e tij Hunter si pjesë e një hetimi mbi Grupin Burisma, tha të Premten Nazar Kholodnytsky, kryeprokurori anti-korrupsion i Ukrainës.

Demokratët amerikanë pretendojnë se presidenti Donald Trump i bëri presion atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të rihapur një hetim mbi marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden, birit të Joe Biden në vendin e Europës lindore.

Sipas Kholodnytsky, më 1 gusht 2017, prokurori vendosi ta mbyllë këtë çështje, veçanërisht, për faktin se ajo ishte hetuar pa sukses për rreth dy vjet. Aktualisht, asnjë veprim hetimor aktiv nuk po kryhet për rastin, tha prokurori, duke shtuar se ekziston një vendim gjyqësor për detyrimin për mbylljen e procedurës.

“Pozicioni është i thjeshtë – ne po veprojmë sipas ligjit. Kur proceset ishin duke u mbyllur, prokurori bëri gjërat e duhura, pasi nuk kishte pasur veprime hetimore për nëntë muaj.” u citua Kholodnitsky.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *