Vendosni fjalën kyçe....

Johnson rrezikon përballjen me mocionin e mosbesimit javën e ardhshme


Një deputet i Partisë Kombëtare Skoceze ka thënë se qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson, mund të përballet me mocion votëbesimi javën e ardhshme me qëllim që të sigurohet shtyrja e afatit të Brexit-it.

Pas zhvillimit të bisedimeve mes liderëve të opozitës, Stewart Hosie tha se mocioni duket se është mënyra më e mirë që të rrëzohet plani i kryeministrit Johnson për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

“Duhet ta bëjmë këtë, sepse mocioni i votëbesimit do ta detyrojë kryeministrin që ta zbatojë ligjin dhe të kërkojë shtyrje të afatit për Brexit-in, për të cilën ka votuar kuvendi disa javë më parë”, tha ky deputetët për Radio BBC 4.

Ish-kryetari i Partisë Kombëtare Skoceze gjithashtu tha se të gjitha partitë opozitare dhe deputetët rebelë të Partisë Konservatore duhet të jenë të bashkuar në këtë qëndrim.

Ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, ka thënë se është e hapur për mundësinë që lideri i opozitës britanike, Jeremy Corbyn, të bëhet kryeministër i përkohshëm i vendit në mënyrë që të sigurohet shtyrja e afatit të Brexit-it.

Për më tepër, përfaqësuesi i saj në Londër, Ian Blackford, tha se Partia Kombëtare Skoceze është shumë e interesuar për zgjedhje të parakohshme, shkruan “The Guardian”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *