Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë anija që udhëtonte nga Igumenica në Venecia me 538 pasagjerë në bord


Anija “Olympic Champion” ANEK që bën rrugën Igoumenitsa – Venecia, me 538 pasagjerë në bord, menjëherë pas largimit nga porti u përball me një situatë të frikshme.

Tym i dendur filloi të dalë nga garazhi 4 i anijes. Një frigorifer ishte përfshirë nga flakët. Sistemi automatik i shuarjes së zjarrit u aktivizua menjëherë dhe anija u urdhërua të kthehej përsëri në portin e Igumenicës.

Mobilizimi ishte mjaft i madh për 538 pasagjerë dhe 74 ekuipazh, të cilët u ankoruan pa probleme në portin grek.

Dy persona me probleme të frymëmarrjes, një grek 80 vjecar dhe një gjerman, me djegie të lehta në këmbë u transportuan në qendrën shëndetësore të zonës.

Në të njëjtën kohë, u bw edhe zbritja në tokë e 293 automjeteve që ishin në bordin e anijes.

“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt. Përpjekjet e koordinuara të ekuipazhit dhe Autoriteti Portual kanë dhënë rezultatet më të mira”, ka shkruar Ministri i Detarisë Yiannis Plakiotakis në Facebook.

Anija “Olimpik Champion” është ndërtuar në vitin 2000 dhe ka një gjatësi totale 204 metra dhe gjerësi 26.13.

Sipas informacioneve nga porti i Igoumenitsa, disa prej kamionëve janë djegur plotësisht ndërsa të tjerët kanë pësuar dëme serioze në mallrat që transportonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *