Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset varka me azilantë në Egje, humbin jetën 5 fëmijë e 2 të gra


Shtatë persona, mes të cilëve 5 ishin fëmijë, humbën jetën ditën e e djeshme pasi varka me të cilën po përpiqeshin të arrinin në ishullin Oinousses në Egjeun lindor u përmbys.

12 persona të tjerë u shpëtuan në operacionin e shpëtimit dhe sipas deklaratavetë Rojes Bregdetare Greke, ata ishin shtetas turq që kërkojnë azil politik në Greqi.

Një anije që i përkiste agjencisë së monitorimit të kufijve të Bashkimit Evropian Frontex, zbuloi varkën e përmbysur në orën 10.20 të mëngjesit dhe shpëtoi 12 të mbijetuarit.

Anijet e rojes bregdetare në zonë gjetën kufomat e dy fëmijëve në det dhe një zhytës më vonë zbuluan kufomat e pesë personave të tjerë – tre fëmijë dhe dy gra – në varkën e përmbysur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *