Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria i jep seli partisë së Patozit


Kryeministri Rama ka vendosur t’i japë një seli partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare ku jepen edhe hollësitë e tij. Partisë së Patozit i janë dhënë në përdorim një vilë dhe një palestër ngjitur me të.

Bindja Demokratike mori pjesë në zgjedhjet e fundit lokale edhe pse procesi i regjistrimit të saj nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bë në shkelje të Kushtetutës, vërejtje të publikuara në raportin e OSBE/ODIHR për 30 qershorin.

Opozita e bashkuar e denoncoi me forcë regjistrimin e paligjshëm të partisë së Patozit në zgjedhjet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *