Vendosni fjalën kyçe....

Rezultatet negative por shkarkimi i Giampaolo nuk është në diskutim


Marco Giampaolo nuk është në diskutim.

Të gjithë në kampin e Milanit janë në krah të trajnerit, një ditë pas disfatës me Torinon.

Burime pranë “Djallit” thonë se pavarësisht asaj që do të ndodhë në dielën, ndaj Sampdorias, Giampolo do të marrë kohën e duhur dhe mbështetjen e plotë.

Drejtuesit e Milanit kanë vlerësuar lojën e zhvilluar për rreth një orë ndaj Torinos, para se të vinte ai “black out” brenda 4 minutave, që solli humbjen.

Giampaolo nuk preket, pavarësisht 3 humbjeve në 5 ndeshjet e para. Shkarkimi i tij do të ishte një vendim i nxituar, që nuk do të ofronte zgjidhje, por thellim të krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *