Yjet e muzikës pop Shakira dhe Jennifer Lopez, do të bashkohen për një nga shfaqjet më të mëdha në botë siç është finalja e Suoper Bowl në futbollin amerikan.
“BBC” shkruan se Lopez dhe Shakira janë konfirmuar për shfaqjen e organizuar për Super Bowl 2020. Është traditë që në pushimin mes pjesëve të ndeshjes, këngëtarë të njohur këndojnë e japin shfaqje për spektaktatorët.
Kjo është një nga veprimtaritë sportive më të mëdhenj në botë dhe këtë vit u ndoq nga mbi 98 milion njerëz.
Në një deklaratë, NFL tha që dy këngëtaret do të performonin më 2 shkurt në Hard Rock Stadium të Miami.
Kjo do të jetë shfaqja e tyre e parë që do organizohet nga kompania e Jay Z, Roc Nation.
“Mezi po pres të tregoj se çfarë ne mund të bëjmë në skenën më të madhe në botë”,- tha JLo.
Ndërsa Shakira komentoi: “Nuk ka asgjë më të madhe se kjo! Kaq e ngazëllyer për këtë”.
It doesn’t get any bigger than this! So excited about getting on that #SuperBowlLIV #PepsiHalftime stage! @JLo 🤩🔥#nosvemosMiami #happybirthdaytomeee pic.twitter.com/BVosjrOcwN
— Shakira (@shakira) September 26, 2019