Vendosni fjalën kyçe....

Shqipërisë 9 kushte, Maqedonisë së Veriut asnjë, Soreca si Rama: Të kënaqur me rezolutën gjermane


Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Soreca, ka deklaruar sot se është i kënaqur me rezolutën e parlamentit gjerman për sa i përket vendimit të këtij të fundit për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ai tha se duhet respektuar edhe vendimi i vendeve të të tjera për sa i përket këtij procesi.

“Jemi të kënaqur me rezolutën. Bundestagu njohu punën e bërë nga Shqipëria por gjithashtu ka identifikuar zonat ku duhet punuar. Nuk do të flas për kushte të reja. Gjermania është një vend i rëndësishëm për rolin që ajo luan, megjithatë janë edhe vendet e tjera që po finalizojnë vendimin e fundit. Vendimi i Bundestagut është një hap i rëndësishëm, por duhet të respektojmë edhe shtetet e tjera.” – tha Soreca.

Më tej ai shtoi se të gjitha palët duhet të bëhen bashkë që vendi të ecë para pasi për plotësimin e kushteve të vëna, përgjegjësia është e të gjitha palëve.

“Të gjitha palët duhet të bëhen bashkë që Shqipëria të ecë para. Për plotësimin e kushteve kanë përgjegjësi të gjitha palët. Duhet të ulen të zgjidhin problemet për qytetarët shqiptarë.” – shtoi ambasadori i BE-së.

Parlamenti gjerman miratoi në seancën e së enjtes rezolutën që i jep dritën jeshile qeverisë gjermane që të japë votën pro çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, por vendosi 9 kushte për çeljen e tyre, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, së cilës nuk iu vu asnjë kusht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *