Vendosni fjalën kyçe....

Al Gore fiton çmimin si “hipokriti më i madh” për klimën


Ish-zëvendës presidenti amerikan, Al Gore ka fituar një çmim tjetër. Por prisni, nuk është aq pozitive. Ish-zëvendës presidenti është shpallur fituesi i çmimit “Hipokriti i Klimës”, i cili paraqitet çdo vit nga senatori Jim Inhofe.

Inhofe zbuloi pesë kandidatët kryesorë në rend të kundërt dhe kur arriti te Al Gore, tha: “I fundit, por sigurisht jo më pak i rëndësishmi, Al Gore ka fituar çmimin e hipokritit më të madh të klimës në Amerikë. Pavarësisht udhëtimeve të tij me charter në të gjithë vendin ose faktit që shtëpia e tij përdor deri në 34 herë më shumë energji se familjet mesatare amerikane, ai kurrë nuk është lëkundur në thirrjet e tij që të gjithë të tjerët ‘… të bëjnë ndryshime mjedisore në jetën e tyre’. E vërteta e papërshtatshme aktuale është hipokrizia e tij – është përtej absurdit, por tipike për elitat e Hollivudit. “

Inhofe i referohet një artikulli të Qendrës Kombëtare të Hulumtimit të Politikave Publike që rendiste një mori hipokrizish të Al Gore. Shumë prej këtyre pikave merren me shtëpinë e stilit kolonial të Gore prej 1070 metrash katrorë në pjesën e poshtme të Belle Meade të Nashville, lagja e tetë më e pasur në vend.

Në furnizimin me energji të shtëpisë së tij, Gore tejkalon shumë amerikanë. Gjetjet ishin tronditëse:

  • Vitin e kaluar, përdorimi i energjisë në shtëpinë e Gore shkoi mesatarisht në 19,241 kilovat orë (kWh) çdo muaj, në krahasim me mesataren e familjeve amerikane prej 901 kWh në muaj.
  • Gore shpenzon më shumë energji elektrike në një vit sesa familjet mesatare amerikane përdorin në 21 vjet.
  • Në shtator të vitit 2016, shtëpia e Al Gore harxhoi 30.993 kWh në vetëm një muaj – po aq energji sa harxhon një familje tipike amerikane në plot 34 muaj.
  • Gjatë 12 muajve të fundit, Gore dogji 66,159 kWh energji elektrike vetëm për të ngrohur pishinën e tij. Kjo është energji e mjaftueshme për të furnizuar gjashtë familje mesatare amerikane për një vit.
  • Nga gushti i vitit 2016 deri në korrik të 2017-ës, Gore shpenzoi pothuajse 22,000 dollarë për faturat e energjisë elektrike.
  • Gore pagoi rreth 60,000 dollarë për të instaluar 33 panele diellore. Këto panele diellore prodhojnë mesatarisht 1,092 kWh në muaj, vetëm 5.7% e konsumit mujor tipik të Gore.

Ups.

Politikania e dytë më hipokrite ishte demokratja Alexandria Ocasio-Cortez, ish-banakierja e kthyer në eksperte të klimës.

  • “Çmimi i sotëm shkon për mbartësin e standardit socialist dhe demokrat, Alexandria Ocasio-Cortez, e cila njihet për idetë e saj të këqija por edhe për hipokrizi ndaj klimës. Pavarësisht pretendimeve se ‘bota do të përfundojë në 12 vjet nëse nuk adresojmë ndryshimin e klimës’,  ajo nuk duket se ka ndonjë problem të përdorë avionin apo makinat ndotëse para transportit publik dhe ecjet që janë më “eko-miqësore”. Marrëveshja e saj radikale e re e gjelbër do t’i linte pa punë amerikanët – do t’i jepte fund Amerikës që njohim ne – por Cortez nuk mendon dy herë për të jetuar me lavdi në ndërtesën e saj luksoze, duke marrë makinë për të shkuar në punë një milje larg, dhe beson se paga e saj prej 174,000 dollarësh e financuar nga tatimpaguesit duhet të jetë më e lartë. ”

Me marrëveshjen e Re të Gjelbër prej 93 miliardë dollarësh, Cortez dëshiron të heqë qafe lopët pjellore, aeroplanët dhe automjetet. Por si çdo socialist, ajo nuk dëshiron që këto t’i zbatojë edhe vetë.

Nga prilli deri në fund të qershorit të vitit 2018, fushata e Ocasio-Cortez shpenzoi rreth 4,000 dollarë për 160 udhëtime me Uber vetëm në Kaliforni. Fushata e saj shpenzoi gjithashtu 2.500 dollarë për më shumë se 90 udhëtime me Juno.

New York Post i bëri një lexim të thjeshtë udhëtimeve me Uber të Cortez dhe zbuloi:

  • Që nga shpallja e kandidaturës së saj në maj të vitit 2017, gjatë fushatës së saj Ocasio-Cortez përdori makina me motor me djegie – edhe pse një stacion metroje ishte vetëm 138 metra larg nga zyra e saj në Elmhurst. Ajo rendit 1,049 transaksione për Uber, Lyft, Juno dhe shërbime të tjera të makinave, tregojnë regjistrimet federale. Në përgjithësi, Ocasio-Cortez harxhoi 29.365.70 dollarë në përdorimin e automjete që lëshojnë gazra të dëmshme.

Pjesëmarrësit në Konferencën e Klimës morën çmimin e tretë për hipokrizi ndërsa ish-presidenti Barack Obama doli në vendin e katërt.

  • “Pavarësisht deklarimeve të tij se nivelet e detit po kërcënojnë çdo vijë bregdetare, kjo nuk e ndaloi ish-Presidentin Obama të merrte një pronë prej 29 hektarësh pranë oqeanit, me vlerë 15 milion dollarë. Veprimet e tij tregojnë qartë se ai nuk beson në retorikën e tij, por kjo është shumë e zakonshme për elitat liberale që thonë një gjë, por bëjnë një tjetër. “

Fituesi i pestë ishte Michael Mann.

  • “Për të nisur me Javën Globale të Klimës, duket se është më e përshtatshme që së pari të njohim Michael Mann, arkitektin e grafikut të diskredituar të ‘Hockey Stick’ i cili u thotë njerëzve të besojnë shkencën, por ishte i implikuar në manipulimin e të dhënave në Klimategate dhe refuzon të publikojë të dhënat që mbështesin grafikune  tij”.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Daily Wire/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *