Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite planifikon 100 miliardë dollarë investime në Indi


Arabia Saudite po projekton investime afatgjata në sektorët kryesorë të Indisë, siç janë përpunimi i naftës, infrastruktura dhe minierat, duke përmendur potencialin e rritjes së vendit dhe nevojën për të diversifikuar ekonominë e vetë kombit arab.

“India është një destinacion tërheqës investimesh për Arabinë Saudite dhe ajo po kërkon partneritete afatgjata me Neë Delhi në sektorët kryesorë,” tha ambasadori saudit, Saud bin Mohamed Al Sati, në një intervistë me agjencinë e lajmeve ‘PTI’ të Indisë të Dielën.

Arabia Saudite, eksportuesi më i lartë në botë i naftës dhe një furnizues kryesor i energjisë që i siguron Indisë rreth 17 përqind të naftës së saj të papërpunuar dhe 32 përqind të gazit të saj të lëngshëm, tha se po kërkon të bëjë investime në Indi “me vlerë potencialisht 100 miliardë dollarë”.

Ato do përdoren në sektorët e energjisë, rafinimit, petrokimikëve, infrastrukturës, bujqësisë, mineraleve dhe sektorëve të minierave të Indisë, tha Al Sati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *