Vendosni fjalën kyçe....

Barcelonën “e marrin në qafë”, e gjobisin me 300 euro për transferimin e Griezmann


Barcelona është gjobitur vetëm me 300 euro pasi u shpall fajtore për përzgjedhjen e Antoine Griezmann, ndërsa ai ishte ende lojtar i Atletico Madrid.

Griezmann, sulmuesi ndërkombëtar i Francës, u bashkua me Barcelonën në korrik pasi kjo e fundit pagoi klauzolën prej 120 milionë eurosh.

Atletico kundërshtoi marrëveshjen, duke pretenduar se ishte “e qartë” se Griezmann kishte pranuar transferimin përpara 1 korrikut, kur klauzola e tij ishte 200 milionë euro.

“Atletico Madrid beson se shuma e depozituar është e pamjaftueshme për të përmbushur klauzolën e blerjes së Griezmann, pasi është e qartë që lojtari është kontaktuar dhe përzgjedhur nga Barcelona para klauzolës së lartpërmendur, duke e ulur atë nga 200 në 120 milion euro,” tha klubi në nje deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *