Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, porositë që dha


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë e kësaj force politike dhe ish-grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen një ditë pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve. Në fokus të diskutimeve mendohet se janë zgjedhjet dhe aksioni opozitar, që pritet të nisë në muajin tetor.

Basha është shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore, të cilat do të zhvillohen në një ditë ndërsa ka kërkuar intensifikim të aksionit opozitar.

Porositë e Bashës:

-Raporti i OSBE ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

-Të mos ketë asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

-Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis diskutim me qytetaret për zgjedhjet  e parakohshme si zgjidhja e vetme e krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *