Vendosni fjalën kyçe....

Çudira në Shqipëri – Krimet e Rënda jokompetente për “dosjen 184”, por për pedagogun e Elbasanit PO


Denis Himçi, pedagogu i Universitetit të Elbasanit i cili u kap mat në kamera duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të notës, do të gjykohet nga Krimet e Rënda.

Gjykata e Elbasanit shpalli moskompetencë në lidhje me çështjen e profesorit që u zu në kurth nga kamerat e “Stop”.

Një ditë më parë, kjo gjykatë ka caktuar që çështja në ngarkim të profesorit të arrestuar, t’i kalojë tashmë Prokurorisë për Krimet e Rënda. Më herët gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me 10 ditë, por  gjatë seancës së djeshme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në “burg pa afat”.

Por me vendimin e djeshëm, kemi të bëjmë me një trajtim me dy standarde nga ana e institucioneve të drejtësisë. Pasi ndërkohë që dosja e pedagogut ka shkuar te Krimet e Rënda, kujtojmë se pak kohë më parë Krimet e Rënda çuan në Peshkopi për moskompetencë “dosjen 184”, ku përfshihet ish-ministri Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve lokale në Dibër në 2016-ën dhe për bashkëpunim me krimin.

E konsideruar si një nga dosjet që trazoi politikën, “Dosja 184” u transferua muajin e kaluar nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Dibrës pasi prokurori Klodian Braho, shpalli moskompetencën e vazhdimit të hetimeve të kësaj dosje.

Argumenti i përdorur ishte se krimet zgjedhore përfshirë edhe korrupsioni pasiv dhe aktiv janë kompetencë e prokurorive të rretheve. E përkatësisht në këtë rast, e Prokurorisë Dibër ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.

Një tjetër dosje e bujshme është transferuar  nga Krimet e Rënda në një tjetër Prokurori rrethesh. Bëhet fjalë për dosjen hetimore në ngarkim të biznesmenit Orest Sota, i cili u arrestua në vitin 2017 në Elbasan, ku gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 863 mijë euro të padeklaruara dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

 Prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për këtë dosje, duke e dërguar për hetime të mëtejeshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit. Argumenti është i njëjtë, “veprat penale të kryera në këtë dosje nuk janë në kuadër të grupit të strukturat kriminal”. Por ndërkohë çështja e pedagogut të Elbasanit mesa duket qenka./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *