Një unazë e hollë rreth 2.000-vjeçare prej zafiri, që mendohet se i përkiste perandorit romak, Caligula, ka dalë në ankand dhe pritet të shitet për më shumë se 500.000 euro.
Unaza në ngjyrë qielli, e bërë nga një pjesë e vetme e gurit të çmuar, besohet të ketë qenë në pronësi të perandorit Caligula, i cili mbretëroi që prej vitit 37 para Krishtit deri në vrasjen e tij, katër vjet më vonë.
Fytyra e gdhendur në unazë mendohet të jetë gruaja e tij e katërt dhe e fundit Caesonia, e cila thuhet se ishte aq e bukur sa Caligula e bëri që të parakalonte lakuriq para miqve të tij.
Cezonia, , u vra pothuajse menjëherë pas burrit të saj. E goditur nga pikëllimi për vdekjen e tij, ajo raportohet se me vullnet i ofroi qafën e saj atentatorit, duke i thënë që ta vriste pa hezituar.