Vendosni fjalën kyçe....

Djalit të presidentit afrikan i kapet flota me makina luksoze në Zvicër, shihni koleksionin e zv.presidentit


Një shtëpi ankandi në Zvicër ka nxjerrë në shitje 25 vetura luksoze përfshirë Ferrari, Rolls-Royce dhe Lamborghini, që autoritetet e Gjenevës i sekuestruan djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale në një hetim për pastrim parash.

Autoritetet zvicerane thanë se nga shitja e makinave pritet të përfitohen rreth 18.5 milion franga zvicerane, ndërsa të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, nga e cila do përfitojnë banorët e Guinesë Ekuatoriale.

Ankandi vjen pasi zyra e prokurorit të Gjenevës njoftoi në shkurt se kishte mbyllur një çështje kundër Teodoro Nguema Obiang Mangue, djali i presidentit të Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang, i cili është në pushtet prej rreth 40 vjetësh,pas një hetimi për pastrim parash dhe keqmenaxhim të pasurive publike.

Autoritetet zvicerane kapën makinat dhe urdhëruan sekuestrimin e një jahti në vitin 2016.

Djali i presidentit të Guinesë Ekuatoriale, i cili është gjithashtu zv.president i vendit është përfshirë në telashe ligjore edhe në Brazil.

Vitin e kaluar, zyrtarët e vendit amerikano-jugor thanë se 16 milionë dollarë në para të padeklaruara dhe ora luksoze u kapën nga një delegacion që drejtohej prej tij, mund të ketë qenë pjesë e një përpjekjeje për të pastruar paratë e përvetësuara nga qeveria e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *