Vendosni fjalën kyçe....

Forcë dhe mëndje, “Chessboxing” sporti që thyen steriotipet


Përzjeni boksin me shahun, dhe çfarë del? Chessboxing. Ky lloj sporti i shpikur nga artisti holandez Iepe Rubingh, sjell bashkimin e dy disiplinave, dhe idenë e merr nga një libër më ilustrime i vitit 1992, “Froid Equateur”.

Në versionin e librit të Enki Bilal, kundërshtarët ndeshen fizikisht me njëri tjetrin pas përballjes mendore mbi fushën e shahut. Por kjo nuk iu duk shumë praktike Rubingh-ut, që e zhvilloi më tej idenë deri në shndërrimin në formën e Chessboxing që ka sot, me raunde alternative shahu dhe boksi, dhe një sërë rregullash të detajuara.

“Është një sport shumë kompleks. Ai thyen çdo stereotip, si atë të boksierit të ashpër e të vrazhdë, ashtu dhe të lojtarit “peshkop“ të shahut. Rregullat janë të qarta: gara zgjat 11 raunde, 6 për lojën e shahut dhe 5 për boksin. Zakonisht, një ndeshje zgjat deri në 45 minuta”, tha Thomas Cazeneuve.

Chessboxing ka nisur të përhapet shumë, dhe sot ekzistojnë 10 federata kombëtare me rreth 3.500 ithtarë të saj kryesisht në Gjermani, Britani dhe Indi; ata janë thuajse tërësisht meshkuj, por per këtë disiplinë, edhe femrat kanë nisur të shfaqin mjaft interes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *