Vendosni fjalën kyçe....

George Soros del si financuesi më i madh i grupeve që protestuan në të gjithë botën për klimën


George Soros ka financuar grupet radikale të mjedisit që kanë bashkëpunuar në protestat globale për klimën që u mbajtën këtë javë me një shumë prej afro 25 milion dollarë.

Sipas një raporti të ri, rezulton se të paktën 22 nga grupet e majta të aktivistëve të listuara si partnere në Grevën Globale të Klimës kanë marrë 24,854,592 dollarë fonde nga miliarderi liberal George Soros mes viteve 2000-2017 përmes Rrjetit të tij të Fondacioneve për Shoqërinë e Hapur. Kështu tha Joseph Vazquez të enjten për Qendrën e Kërkimit për Media.

Megjithëse ky fakt është injoruar dukshëm për shkak të 16-vjeçares Greta Thunberg, protestat në të gjithë botën kanë lindur nga aktivistët radikalë të mirëfinancuar të mjedisit. Siç rezulton, shumica e fondeve kanë ardhur nga George Soros.

Ndër organizatat që morën fonde nga Soros ishin “Fund for Global Human Rights”, “Global Greengrants Fund”, “350.org”, “Amnesty International”, “Avaaz”, “Color of Change”, and “People’s Action”.

Secili prej këtyre grupeve kanë axhenda dhe synime që përfshijnë zvogëlimin e emetimeve globale të karbonit në më pak se 350 pjesë për milion dhe 100 përqind “energji të pastër”, deri në eleminimin e projekteve të reja të karburanteve fosile dhe një “lëvizje të gjelbër të të drejtave civile”.

Donatorë të tjerë të mëdhenj të këtyre grupeve përfshijnë kandidatin demokrat për president, Tom Steyer, NextGen America, si dhe Klubin Sierra, i cili thuhet se ka marrë miliona nga ish-kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg.

Grupi 350.org, i themeluar nga Bill McKibben në vitin 2008, ka luftuar kundër energjisë së qymyrit në Indi, si dhe është përpjekur të ndalojë gazjellësin Keystone XL në SH.B.A.

Ndërsa fëmijët marshonin, këndonin dhe bënin twerk për Grevën Globale të Klimës, një grup prej më shumë se 500 shkencëtarësh dhe profesionistësh apeluan në Kombet e Bashkuara për një debat të gjatë dhe të vonuar për ndryshimin e klimës.

“Shkenca e klimës duhet të jetë më pak politike, ndërsa politikat e klimës duhet të jenë më shkencore,” thanë shkencëtarët në deklaratën e tyre dërguar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Shkencëtarët duhet të adresojnë haptazi pasiguritë dhe ekzagjerimet në parashikimet e tyre mbi ngrohjen globale, ndërsa politikanët duhet të numërojnë përfitimet reale, kostot e imagjinuara të përshtatjes ndaj ngrohjes globale dhe kostot reale, si dhe përfitimet që priten nga zvogëlimi”, thanë ata.

Nënshkruesit gjithashtu insistuan që politika publike duhet të respektojë realitetet shkencore dhe ekonomike dhe jo vetëm të pasqyrojë trendin më në modë të ditës.

“Nuk ka emergjencë klimatike. Prandaj, nuk ka asnjë arsye për panik dhe alarm. Ne kundërshtojmë me forcë politikën e dëmshme dhe joreale për emetim zero të CO2 të propozuar për vitin 2050.

Nëse shfaqen qasje më të mira, dhe me siguri do të kemi, ne kemi kohë të bollshme për të reflektuar dhe për t’u përshtatur. Qëllimi i politikës ndërkombëtare duhet të jetë sigurimi i energjisë së besueshme dhe të përballueshme në çdo kohë dhe në të gjithë botën”, vunë në dukje shkencëtarët për sekretarin e OKB-së.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Breitbart/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *