Vendosni fjalën kyçe....

Granit Xhaka caktohet kapiteni i ri i Arsenalit


Tifozët e Arsenalit kanë reaguar keq pas vendimit të trajnerit Emery për t’ia besuar shiritin e kapitenit mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka.

Vendimi u njoftua nga trajneri spanjoll, i cili prej kohësh kishte zhvilluar sondazhe në dhomat e zhveshjes për të gjetur kapitenin e ri.

Një pjesë tifozësh komentuan se ky vendim do çojë në shkarkimin e trajnerit.

Ndërsa një tjetër komentoi se Arsenali ka rënë shumë poshtë duke e shoqëruar komentin me fotot e ish-kapitenëve legjendarë të ekipit, si Adams, Viera, Henry e Fabregas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *