Ish-lojtari i Barcelonës dhe Totenhemit, meksikani, Giovani Dos Santos, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje kampionati në Meksikë.
Sulmuesi u dëmtua keqazi në kofshë pasi një lojtar kundërshtar i nxorri një copë mishi nga këmba pas një ndërhyrjeje të rëndë. 30-vjeçari, i cili ka luajtur më herët edhe me Villarreal dhe LA Galaxy si dhe 106 ndeshje me ekipin kombëtar meksikan, pësoi lëndimin në këmbën e djathtë.
Mbrojtësi Antonio Briseno, mesa duket në vështirësi për ta ndalur në mënyrë të rregullt Dos Santosin, bëri një ndërhyrje të frikshme duke i lënë një plagë të thellë në këmbë lojtarit.
Briseno u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga gjyqtari dhe ka të ngjarë të marrë të tjera ndëshkime të mëtejshme nga Federata Meksikane e Futbollit Meksikan.