Kanë mbërritur në Shqipëri ndihmat e para të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.
Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.
Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.
“Ne jemi këtu si skuadër e mbrojtjes civile për të ndihmuar Shqipërinë. Ne kemi marrë deri më tani ndihmat e dhëna nga 3 shtete dhe presim edhe nga shtetet e tjera”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikolaos Hardalias tha se jemi këtu të japim një mesazh solidariteti dhe mbështetje për pupullin shqiptar.