Vendosni fjalën kyçe....

Partizani fiton derbin e kryeqytetit, Tirana 18 ndeshje pa fitore ndaj të kuqve


Ka përfunduar me fitoren e Partizanit derbi kryeqytetas që i pati të gjitha. Të kuqtë i shënuan dy golat e fitores në pjesën e parë të takimit me anë të Melo e Solomon.

Ndeshja pati jo pak momente tensioni me tifozeritë e dy ekipeve që u futën në fushë dhe u përleshën me njëra-tjetrën me sende të forta. Nga përplasja pati të lënduar dhe u desh ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.

Tirana arriti të shkurtojë rezultatin në minutën e 79 me Hasanin por pavarësisht volumit të madh të lojës dhe presionit, nuk qe në gjendje që ta barazonte rezultatin.

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e pestë me të njëjtën sasi pikësh me Tiranën, që mbetet në vendin e tretë për efekt të golaverazhit më të mirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *