Partizani e ka mbyllur në avantazh të dy golave pjesën e parë të derbit me Tiranën.
Duhet thënë se bardheblutë kanë bërë më shumë volum loje por golat i kanë shënuar të kuqtë.
Dy golat e Partizanit janë shënuar nga Melo e Solomon në minutat 28 e 34 respektivisht.
Tifozeritë në shkallët e stadiumit janë përplasur fizikisht duke u futur brenda fushës përpara fillimit të takimit.
Ata kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës.