Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e sherrit mes bashkëshortit të ministres Shahini e përfaqësuesit të Vetëvendosjes (Video)


Janë publikuar pamjet e sherrit mes Haki Abazit të Vetëvendosjes e Dardan Molliqajt të Partisë Socialdemokrate.

Sherri ka ndodhur pas pjesës së parë të një emisioni televiziv në kanalin T7, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e transmetimit.

Pas sherrit, Haki Abazi i Vetëvendosjes akuzoi Molliqajn se e kishte sulmuar e goditur me grushte ndërkohë që ky i fundit i mohoi akuzat ndaj tij.

Pamjet e përplasjes janë publikuar nga Gazeta Sinjali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *