Nëse mendonit se fjalimi në OKB i aktivistes së re Greta Thunberg nuk mund të ishte më apokaliptik, interneti vërteton të kundërtën.
Një përshtatje e fjalimit të Gretës me muzikën metal është publikuar në rrjet. Videoja muzikore u prodhua nga muzikanti John Mollusk, i cili tha se ishte “frymëzuar” nga Thunberg dhe në veçanti nga citimi i saj “Dua që të panikoheni”.
Kënga përsërit fjalët e aktivistes, duke u kthyer në një zhanër të ri të frikshëm të muzikës metal, siç shkruan “RT“.
Fjalimi i 16-vjeçares, e cila përdorte fraza të tilla dramatike si “zhdukje masive”, “Si guxon?” dhe “nuk do t’ju falim kurrë!” tingëllonte edhe më brutal në adaptimin e Mollusk. Ai e kishte kthyer fjalimin e adoleshente në një predikim të vërtetë për vdekjen dhe shkatërrimin.
Videoja tërhoqi menjëherë vëmendjen e njerëzve, duke shënuar afro 1.8 milion shikime në më pak se tre ditë.
Ndërsa eko-aktivistët e rinj në ankth po mungojnë në shkollë dhe marshojnë me pankarta nën udhëheqjen e Thunberg, biznesi i madh tashmë po shikon “një mundësi klimaterike”. Në veçanti, ata po zvarriten drejt fondeve publike, me shpresën se kauza fisnike e “industrisë së gjelbër”, që kërkon të luftojë ndryshimin global të klimës të paktën në letër, mund t’iu sjellë atyre fitime të mëdha.