Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi


Më shumë se 90 persona kanë vdekur në shtetet verilindore indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar gjatë katër ditëve të fundit, pasi shirat e dendur kanë bërë kërdinë në rajon.

Sipas meteorologëve indianë, Uttar Pradesh pati një mori reshjesh ditët e fundit duke u bërë shteti më i goditur.

Të paktën 73 njerëz kanë vdekur vetëm në Uttar Pradesh, sipas të dhënave të departamentit shtetëror të menaxhimit të katastrofave. 17 të tjerë vdiqën në Bihar, tha një zyrtar shtetëror.

Të shtunën, 26 njerëz vdiqën për shkak të incidenteve të lidhura me shiun në Uttar Pradesh.

Kryeministri i Uttar Pradesh, Yogi Adityanath udhëzoi zyrtarët e rrethit që të ofrojnë ndihmë për ata që preken nga përmbytjet, duke njoftuar kompensim prej 5.700 dollarë për familjet e të vrarëve në incidente të lidhura me përmbytjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *